Julian Assange nuk do të ketë qasje në internet derisa të përfundojnë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kështu ka thënë sot avokatja e tij, Melinda Taylor.
Sputnik e citon Melindan se kjo lëvizje nuk do t’i pengojë aktivitetet e Wikileaks, themelues i së cilës është Assange, transmeton Express.
Javën që shkoi, qeveria e Ekuadorit e pranoi se ia ka ndërprerë internetin themeluesit të Wikileaks në Ambasadën e vet në Londër, pas publikimit të disa emailave dëmtuese të fushatës së Hillary Clintonit./Express/