Rajon & Botë

Assange: Nuk kisha për qellim ta dëmtoja Hillary Clinton

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange tha sot se ai kurrë nuk kishte për qëllim të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA me publikimin e-mailave në lidhje me kandidaten demokrate, Hillary Clinton, duke shtuar se të njëjtën do ta bënte edhe me kandidatin republikan, Donald Trump.

“Ajo që është botuar, nuk ka të bëjë me dëshirën personale, apo për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve”, ka thënë Assange, raporton AP.

Assange tha se WikiLeaks nuk do të ngurrojë të publikojë materialet për Trumpm, transmeton KosovaPress.