Presidenti sirian Bashar al Assad, ka thënë të dielën se është pikëlluar nga rrëzimi i avionit ushtarak rus i cili ishte nisur për në Siri, por ka shtuar se kjo nuk do të ndikojë në luftën e vendeve kundër militantëve islamikë.
Në një mesazh ngushëllimi dërguar presidentit rus Vladimir Putin, Assad tha se të dy vendet kanë qenë partnerë në “luftën për të hedhur themelet e stabilitetit, sigurisë dhe paqes” në Siri, shkruan reuters.
“Lutjet tona janë me ju. Dhimbjet tona dhe gëzimet janë një”, tha Assad në mesazhin e tij drejtuar Putinit, transmeton KosovaPress.
“Aeroplani ka pasur miq të dashur që kishin ardhur për t’u bashkuar me ne dhe popullin e Aleppos në gëzimin e tyre për fitoren dhe festën e Krishtlindjes.” Forcat ruse të mbështetura nga sirianët rrëzuan rebelët e fundit nga qyteti i Aleppo të enjten, pas shumë vitesh luftime”, ka shkruar nder të tjera Assad.