Aktuale

Assad: E kemi përkrahur Serbinë, jo Kosovën

E kemi përkrahur Serbinë lidhur me çështjen e Kosovës edhe pse turqit kanë dashur ta shfrytëzojnë ndikimin e vet në dobi të Kosovës, ka thënë Bashar al Assad , transmeton Koha.net.

“Kjo ka ndodhur para luftës sonë, para shtatë ose tetë vjetësh deh ne kemi refuzuar përkundër marrëdhënieve të mira me Turqinë. E kemi përkrahur Serbinë”, ka thënë Assad për gazetën “Politika” të Beogradit.

Assad ka vlerësuar se të dy palët, në Siri e në Serbi, nuk është bërë asgjë në mënyrë që marrëdhëniet bilaterale të jenë në pozitë më të mirë.