Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se në vendin e tij janë të vetëdijshëm se në të gjithë këto që tani po kalon Siria në të shkuarën ka kaluar Serbia.
Në një intervistë për gazetën serbe “Politika” ai thotë se kjo “vlen për demonizimin medial, shqetësimin humanitar” propagandën dhe agresionin psikologjik, nxitjen e konflikteve fetare, sanksionet ekonomike, bombat dhe raketat, si dhe në fund, rrëmbimin e territorit”, përcjell “Klan Kosova”.
Ai ka folur edhe për miqësinë në mes të babait të tij dhe Titos, miqësinë e popullit të Sirisë dhe Jugosllavisë, dhe tani miqësinë midis Sirisë dhe Serbisë.
Në intervistën e cila do të publikohet e plotë në numrin e nesërm të gazetës, Assad është interesuar të dijë se nëse serbët e dinë se çfarë po ndodh në Siri, transmeton “Klan Kosova”.