92 personat që ndodheshin në bordin e aeroplanit ushtarak rus i cili u rrëzuar në Detin e Zi kanë vdekur.
Aeroplani u zhduk nga radari dy minuta pas ngritjes nga Soçi në orën 05:25 sipas kohës lokale, tha ministria e mbrojtjes.
11 trupa janë gjetur, dhe nuk ka raporte për të mbijetuar, transmeton KosovaPress.
Aeroplani Tu-154 mbante ushtarë, gazetarë dhe 64 anëtarë të famshëm të ansamblit të muzikës ushtarake Aleksandrov.
Më shumë se 100 zhytës janë përfshirë në një operacion kërkimi në vendin e aksidentit, thotë ministria e mbrojtjes e Rusisë.
Ministri i transportit i Rusisë thotë se hetuesit janë në kërkim të të gjitha të arsyeve të mundshme të kësaj përplasje, duke mos përjashtuar mundësinë për një sulm të mundshëm terrorist, shkruan BBC.