Aktuale

Asnjë i vdekur me COVID-19 pas një kohe të gjatë

Pas një kohe të gjatë në Kosovë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19.

Kështu ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

“Kosova sot po shenon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë por asesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër por as edhe personelit mjeksorë dhe të gjithë akterët tjerë të involvuar në luftë me Pandemin”.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë nga ky virus në vend aktualisht shkon në shifrën 568.

Kosova sot po shenon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të…

Posted by Armend Zemaj on E martë, 8 Shtator 2020