Aktuale

Asnjë gjobë e shqiptuar për personat që hedhin mbeturina

Ndonëse ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2015, Udhëzimi Administrativ për Ndëshkimet me gjoba mandatore, asnjë gjobë ende nuk është shqiptuar, shkruan sot Koha Ditore.

Shqiptimi i gjobave mandatore në vend ngjarje është i parapare me dispozitat e këtij udhëzimi për persona juridikë dhe fizikë në shumë prej 5 deri më 100 euro, varësisht nga mbeturinat dhe vendi ku hedhen ato.

Derisa qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina vend e pa vend, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, edhe pas gati dy vitesh është në fazën e përgatitjeve për zbatim të tij. Aktualisht në ministri kanë thënë se janë në fazën e trajnimeve të stafit.

Mirëpo aktivistë që merren me mirëmbajtjen e ambientit kanë thënë se zyrtarët që janë kompetent për shqiptimin gjobave, këtë do të mund ta bënin edhe pa u trajnuar.