Aktuale

Askush asnjë fjalë

Pas gati një orë e gjysmë ka përfunduar takimi thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli me ambasadorin e ShBA-së, Philip Kosnett dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ky takim në të cilin ka qenë paraparë të diskutohet lidhur me për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, është zhvilluar pa praninë e mediave.

I pari që doli nga takimi dhe ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ishte ambasadori amerikan Kosnett dhe më pas edhe kryeministri Haradinaj.

Përveç që takimi u mbajt pa praninë e mediave, as pas takimit askush nuk e tha asnjë fjalë.

Kujtojmë taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe po kërkohet tw hiqet tashmw edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Por, kreu i Qeverisë së Kosovës dje nuk ka dashur të komentojë nëse do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

“Bora do të shkrihet dikur”, është përgjigjur Haradinaj në pyetjen e gazetarëve rreth mundësisë së heqjes së taksës në takimin që do ta zhvillojë sot me ambasadorin Kosnett.

Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi ka bërë apel që të tërhiqet taksa, pasi që, sipas tij, ajo po cenon marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

the authorBurbuqe Metolli