Gjatë gjithë vitit të kaluar në mbarë territorin e Kosovës, rreth 40 fëmijë janë braktisur nga prindërit e tyre, duke i lënë kështu ata në dorë të fatit.
Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë i Statistikave të Kosovës, komuna e Gjakovës, Deçanit, Prishtinës e Prizrenit mbajnë primatin e braktisjes së fëmijëve me nga 4 për komunë, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë që në Skenderaj, Podujeve, Shtime e Vushtrri, nuk raportohet për braktisjen e fëmijëve.