Finalizohet në Nivicë të Tepelenës operacioni policor anti-kannabis i koduar “Kurtes”, ku janë asgjësuar 1750 bimë.
Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas që dyshohet se janë personat që kultivuan kanabisin.
Lënda narkotike u gjet në vendet e quajtura “Gropa e Batës”, dhe “Kurtes” në fshatin Nivicë. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Demo Zana, 62 vjeç dhe Agim Zana, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.