Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ditën e sotme zbulimin e një parcele me drogë dhe asgjësimin e saj.
Siç bëhet e ditur, gjatë monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, vendi i quajtur Prangull, lagja Marknonaj, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara të mbira vetë në mënyrë të çrregullt dhe u asgjësuan me anë te djegies 130 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, në fshatin Mgull, vendi i quajtur Poshtë Qafës së Mgullës, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan gjithsej 141 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Për këto raste, policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për këtë aktivitet kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve Narkotike” /Gazeta Express/