Aktuale

Asgjësohen 20 tonë mish

Inspektorët doganorë dhe ata të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ndalur në pikën kufitare në Vërmicë një sasi të madhe të mishit të gjedhit, i cili më pas është asgjësuar për shkak të dokumenteve të falsifikuara.

20 tonë të mishit të gjedhit importoheshin nga Belgjika. Përfaqësues i AVUK-ut, thonë se për këtë falsifikim janë njoftuar edhe autoritetet belge. Vlera e këtij mishi është mbi 40 mijë euro.