Aktuale

Asgjësohen 1350 bimë narkotike kanabis sativa në Tropojë, prangoset një person

Policia e Tropojës ka asgjësuar 1350 bimë narkotike kanabis sativa.

Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike ishte mbjellë në fshatin Curraj i Epërm, në 5 parcela.

Uniformat blu të Tropojës kanë prangosur një person, i cili dyshohet si kultivues.

N.Xhepa, 26 vjeç, akuzohet për kultivim narkotikësh.