Aktuale

Asgjësohen 127 bimë kanabis në Vlorë, arrestohet 42-vjeçari

Policia e Vlorës ka asgjësuar 127 bimë kanabis sativa gjatë kontrollit të territorit që kanë ushtruar në fshatin Rexhepaj në Selenicë, në vendin e quajtur ”Korija e madhe”.

Droga ishte kultivuar në 2 parcela, ndërsa u arrestua në flagrancë Riza Mehmetaj, 42 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj.

Policia thotë se pas komunikimit që është bërë me Prokurorin, këto bimë janë asgjësuar me anë të shkuljes dhe djegjes.

Materialet janë referuar në Prokurori ndaj tij për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike” , parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.