Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave ka intervenuar në rrugën “Muharrem Fejza”, rrugë kjo që ka qenë shumë e dëmtuar, ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Pasi janë vendosur kabllot e rrjetit elektrik nën tokë, janë bërë të gjitha sanimet e gropave në këtë pjesë të qytetit.
“Sot, nën mbikëqyrjen e drejtorit Hysen Durmishi, kompania përkatëse ka nisur ta shtrojë edhe shtresën e fundit të asfaltit në këtë rrugë, me ç’rast problemi i kahershëm infrastrukturor në këtë lagje po zgjidhet”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook./KosovaPress/