Rajon & Botë

Asambleja Kushtetuese e venezuelas zgjedh kryesuesin

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Venezuela, Delice Rodriguez dha sot betimin sot si presidente e Asamblesë së re Kushtetuese, e themeluar nga qeveria dhe i cila pritet t’i rris kompetencat e presidentit majtist, Nicolas Maduro, raporton Reuters.

Kuvendi i diskutueshëm, aleatë i Maduros, mbahet sot dhe seanca e parë, duke thelluar hendekun me opozitën, por edhe me një grup vendesh të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, të cilat asamblenë e re e kanë quajtur të paligjshme, raporton AFP.

Më shumë se 115 protestues janë vrarë gjatë kundërshtimit të tyre që kanë bërë për themelimin e Asamblesë Kushtetuese, e cila anashkalon Kuvendin Popullor që kontrollohet nga opozita, transmeton KosovaPress.