Avionët e Koresë së Jugut kryen testimin e një raketë të rrezes së gjatë ajër-tokë, si pjesë e strategjisë “Kill Chain”.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se raketat Taurus u testuan me sukses.
Ato janë të afta për të bërë bombardim me precizion në shtetin fqinj komunist për 15 minuta.
Avionët F-15K e qëlluan raketën 400 kilometra përpara se të godiste me saktësi të lartë shënjestrën në brigjet e gadishullit, përcjell mapo.al.
Ekspertët thonë se këto raketa e lejojnë Korenë e Jugut që të godasë çdo shënjestër në Korenë e Veriut brenda 15 minutash.
Në total pritet që rreth 170 raketa Taurus, të importuara nga Gjermania, të bëhen gati për aksion.Koreja e Jugut po përgatitet për luftë me Korenë e Veriut.
Një ditë më parë u zyrtarizua krijimi i njësisë ‘Spartan 3000’ që ka për qëllim eliminimin fizik të liderit komunist, Kim Jong-un.
Tensionet në këtë rajon janë shumë të larta.
Mendohet se të shtunën, vendi komunist do kryejë një tjetër testim të raketave balistike.