Dita ditës, tregut tonë muzikor po i shtohen shumë artistë të rinjë dhe të talentuar. Së fundmi është paraqitur në skenë edhe një këngëtare e re, dhe ajo quhet Anela.
Projekti i saj muzikor titullohet “A e don”, një këngë ritmike e punuar nga High Records, e ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Tim Novoberda.
Që në daljen e saj të parë, Anela ka arritur që të promovojë mjaft mirë edhe linjat e saj trupore. Videoklipi i këngës është realizuar nga produksioni XL Films, një nga produksionet që ka realizuar më së shumti klipe këtë verë.