Për një kohë të gjatë këngëtarët janë ankuar se publikimi i një albumi ju shkakton shumë dëme financiare dhe se nuk ja vlen.
Por, fansat e Leonora Jakupit, 2po2, Skivit-Visar Shales, Bim Bimma, shumë shpejt do ta kenë në duar albumet e tyre.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për Telegrafin artistët madje duke thënë se këtë e bëjnë për fansat dhe se nuk kanë përfitime materiale.
Mbetet të shihet çka po na sjellin artistët.