ShowBiz

“Arti ishte i paparashikueshëm, kishte probleme financiare”

Aktori Fisnik Ademi ka folur në T7 pas vdekjes së aktorit Art Kurti, i cili dyshohet të ketë bëtë vetëvrasje sot në Gjakovë.

Ademi ka thënë në “Pressing”, me Leonard Kerqukin, se i ndjeri kishte probleme financiare.

Aktori i serialit “O sa mirë”, pjesë e të cilit për një sezon ishte edhe Kurti, ka thënë ai “ishte i paparashikueshëm” si person.

Sipas tij, “është dashur dikush të merret me Artin”.

Ndryshe, familja e të ndjerit deri më tani nuk është deklaruar për rastin, por vëllai i tij, Kreshniku ka publikuar njoftimin për të dhënat rreth cermonisë mortore, përfshirë homazhet dhe varrimin.

Homazhet do të mbahen në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë nga ora 15:30-17:30, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e Tyrbes së Sheh Fetahut (dalja për Prizren) në ora 18:00.