I gjithë opiononi shqiptar është tronditur sot, shkruan GazetaBlic.
Aktori i njohur i serialit “O sa mirë”, Art Kurti është gjetur i vdekur në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj në një prononcim për “GazetaBlic” ka treguar se sot është raportuar për një person të vdekur në fshatin Goden.
“Patrullat tona menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, dhe kanë konstatuar vdekjen. Dyshohet se mund të jetë vetëvrasje, por hetimet janë duke u zgjeruar. Trupi i pa jetë është dërguar në obduksion.” – ka thënë Gjokaj për “GazetaBlic”.
Edhe reperi, Arian Agushi përmes rrjeteve sociale, ka shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e aktorit, Art Kurti.
“Allahu të mëshiroftë o vllau jem,qe sa dit më thirre me ardhë në Gjakovë e nuk munda me ardhë e tash e pabesueshme që do t’vi në varrimin tënd.O Allah falja Xhenetin shokut tem e mëshiroje me mëshirën tënde o më i miri mëshirues”, – janë fjalët e reperit dedikuar aktorit tashmë të ndjerë, Art Kurti. / © GazetaBlic /