ShowBiz

Arsyeja pse u nda Big Mama nga i dashuri

Big Mama ka rrëfyer për herë të parë arsyet që e çuan drejt ndarjes nga partneri, me të cilin kishte një vit lidhje.E ftuar dje në “Prive”, Big Mama tregoi se ka rilindur pas këtij operacioni pasi hoqi dorë nga shumë gjëra.“Kam hyrë me këmbët e mia në operacion.

Filmova edhe veten, po kisha frikë. I thoja vetes: ‘Po sikur të vdes’? Çdolloj mendimi të vjen në atë moment. Por tani kam rilindur. Më është ndryshuar komplet jeta. E kam lënë cigaren, kam lënë alkoolin, kam lënë ushqimin, kam lënë dashnorin, të gjitha i kam lënë”, u shpreh Big Mama.

Këngëtarja foli edhe për ndarjen duke u shprehur se, ndarja erdhi pasi ajo dhe partneri nuk gjetën një gjuhë të përbashkët dhe nuk funksionoi.“E përjetova një lidhje, i tregova të gjithëve sepse kjo lidhje ishte më serioze, e dinte edhe familja ime. Ishim në një lidhje gati 1-vjeçare, e pamë që nuk funksiononte, nuk patëm gjuhë të përbashkët, ishim tipe të ndryshme dhe vendosëm t’i japim fund kësaj lidhje”, tha Big Mama. /albeu.com.