Aktuale

Arsyeja pse Thaçit nuk iu mundësua ta vizitonte Mustafën në spital

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ndjehet i shqetësuar për gjendjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shprehur gatishmërinë për ta vizituar Mustafën në spital por për shkak të procedurat e tij të trajtimit nuk ka pas mundësi.

“Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Shpreha gatishmërinë për ta vizituar, por procedurat e trajtimit të tij nuk ma mundësuan një gjë të tillë”, ka shkruar Thaçi.

Ndër tjerash presidenti Thaçi ka shkruar se përmes telefonit ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Mustafa.

“Përmes telefonit zhvillova një bisedë me të, duke i ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme. Z. Mustafa i uroj shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes së tij si dhe obligimeve institucionale”, ka përfunduar Thaçi.

Isa Mustafa raportohet se është duke shkuar për shërim në Gjermani. /Insajderi.com