Rajon & Botë

Arrin në pesë persona numri i të vrarëve në Florida

Nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot në Aeroportin e Floridës, ka arritur në pesë numri i personave që kanë humbur jetën, ndërsa tetë persona janë të plagosur.

I dyshuari i masakrës, sipas mediave amerikane është arrestuar, ndërsa nuk janë bërë të ditur të dhëna rreth identitetit të tij, apo motivit të sulmit, transmeton KosovaPress.

Ish-sekretari amerikan ka shkruar në rrjetin social Tëitter: Jam në Aeroportin Ft. Launderale. Ka të shtëna armësh. Të gjithë po ikin.

Më vonë, ai ka bërë të ditur se situata ka filluar të qetësohet dhe Policia kanë bllokuar daljet e Aeroportit./KosovaPress/