Aktuale

Arrin në Kosovë delegacioni gjerman për njohjen e patentë shoferëve nga Gjermania

Në Prishtinë ka mbërritur delegacioni gjerman i cili do të bëjë fizibilitetin.

Ata do të vizitojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Infrastrukturës dhe Agjencinë e Regjistrit Civil.

Po ashtu, delegacioni gjerman do të inspektojë edhe autoshkollat në mënyrë që të vendoset më tutje që bashkatdhetarëve që jetojnë në Gjermani t’u njihet patenta e shoferit të Kosovës, raporton RTK.

Një premtim i tillë ishte dhënë edhe nga ministri gjerman, ndërsa mbetet të shihen rezultatet pas takimeve dypalëshe.

the authorGazetaKNN