Rajon & Botë

Arrin në 24 numri i të vdekurve në hotelin e goditur nga orteku

Forcat italiane të shpëtimit që po kërkojnë në rrënojat e hotelit të shkatërruar nga një ortek para një jave gjetën shtatë trupa të tjerë gjatë mbrëmjes, duke e çuar bilancin në 24 të vdekur dhe pesë të zhdukur.

Zjarrëfikësit arritën të gjejnë trupat e tre burrave dhe katër grave gjatë mbrëmjes dhe në mëngjes në këtë godinë që ndodhet në 1 200 metra lartësi.

Ndërkohë që është hapur një hetim gjyqësor për vrasje të pavullnetshme për të përvaktuar nëse ka përgjegjësi të mundshme.