Ka arritur në 13, numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.2 në Italinë Qendrore.
Zyrtarët italianë kanë njoftuar se numri i viktimave mund të rritet, pasi akoma ka shumë njerëz nën rrënoja, raportojnë mediat e huaja, transmeton KosovaPress.
Përveç tërmetit të parë, është regjistruar edhe një i dytë, me magnitudë 5,4, me epiqendër Peruxhia.
Fillimisht është raportuar për gjashtë të vdekur, por numri i viktimave po vazhdon të rritet, transmeton KosovaPress.