Aktuale

Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal

85 mijë vaksina kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë. Qytetarët në moshë të shtyera dhe ata që kanë sëmundje kronike do të mund t`i marrin ato duke filluar nga java e ardhshme.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, në Klan Kosova tha se momentalisht nuk ka grip por pritet të vie një grip specifik nga hemisfera jugore i cili siç tha ai do të mund të trajtohet lehtë.

Sipas Ramadanit , në Kosovë ka fruth po jo në numër të madh.