Në Gjykatën Themelore Shkup 1 dje rreth orës 10 nga zyra e gjykatësit është arratisur A.B. (29) nga fshati Haraçinë.
MPB sot kumtoi se ai është kapur dhe në orën 10 me urdhër me shkrim i është dorëzuar gjykatësit për arrest urgjent.
Pasi e ka nënshkruar gjykatësi urdhrin dhe pasi kanë dalë nëpunësit policorë jashtë para zyrës, A.B. ka shfrytëzuar mundësinë dhe është arratisur, gjegjësisht ka kërcyer përmes dritares së hapur të zyrës.
Ndryshe, A.B. çdo të hënë ka dalë para gjykatës lidhur me rastin për “kontrabandimin e emigrantëve”.