Aktuale

Arrestohet zyrtari i BQK-së

Është arrestuar një nga zyrtarët e lartë të Bankës Qendrore të Kosovës, thotë një burim i besueshëm i Gazetës Express.

Ngjarja ka ndodhur para një ore, brenda objektit të BQK-së.

Dyshimet e para për arrestimin e këtij zyrtari (emër i njohur për redaksinë) thuhet të jetë falsifikimi i diplomës së shkollës së mesme.