Shërbimi për siguri i Turqisë ka arrestuar një shtetas rus, i cili kishte planifikuar të sulmojë me dron aeroplanët amerikanë në bazën ajrore Inxhirlik, ka bërë të ditur sot televizioni Haberturk.
Siç thuhet, bëhet fjalë për Renat Bakiev, i cili dyshohet edhe për anëtarësim në të ashtuquajturin Shtet Islam, transmeton TASS.