Aktuale

Arrestohet shqiptari nga Maqedonia Veriore që hyri ilegalisht në Kosovë

Mbrëmë, Policia ka arrestuar një person i cili kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

Në fshatin kufitar Dimcë, mbrëmë në ora 20:20, është arrestuar një shqiptar nga Maqedonia Veriore, pasi që i njëjti kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, së bashku me të arrestuarin ishte edhe një person tjetër që kishte kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Maqedonia Veriore në territorin e Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli