Në Mitrovicë një femër është arrestuar për vjedhje.
Sipas Policisë kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Oslobogjenja” ku e dyshuara e nacionalitetit serb në një butik dyshohet se ka vjedhur garderobë në vlerë prej 115 euro.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.