Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Novosellë të Kamenicës pasi që ai kishte bërë kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë.
Sipas Policisë ai është shtetas serb dhe patrolla policore e ka ndalur veturën e tij me targa serbe, ku gjatë kontrollit i janë gjetur 12 thasë të mbushura me arra me rreth 400 kg pa asnjë dokument dhe ka hyrë në Kosovë në një pikë kufitare të pa autorizuar.
Sipas Policisë me urdhër të prokurorit kujdestar malli i është konfiskuar dhe vetura është dërguar në terminalin doganor Dheu i Bardhë.