Aktuale

Arrestohet se deklaroi rrejshëm në gjykatë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Klinë pasi që kishte dhënë deklaratë të rrejshme në gjykatë.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i dyshuari  gjatë mbajtjes së seancës gjyqësore, nën betim ka deklaruar rrejshëm duke mohuar deklaratën dhe nënshkrimin e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/