Aktuale

Arrestohet profesori që dyshohet se abuzoi seksualisht me nxënësen

Hestusit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar mësimdhënësin Sh. Xh, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën 16 vjeçare, e cila qenë nxënëse e tij.

“Në vazhdën e hetimeve të këtij rasti, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë në vazhdimësi veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të rastit. Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, sot është ftuar për intervistë edhe një i dyshuar tjetër për këtë rast ( me inicialet Sh. Xh – i cili nuk është zyrtar policor)”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Pas intervistimit te të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masën e ndalimit për 48 orë. Arrestimi i të njëjtit nga hetuesit e IPK-së është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin (e paraparë në nenin 239 të Kodit Penal). Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Një ditë më herët është arrestuar edhe rreshteri në Policinë e Kosovës në Drenas, Vesel Veseli, i cili po ashtu kishte abuzuar seksualisht me të miturën 16 vjeçare, pasoi ajo kishte shkuar për ta raportuar rastin e ngacmimit nga profesori i saj. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli