Aktuale

Arrestohet personi që sulmoi policinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili në gjendje të dehur kishte sulmuar një ditë më parë zyrtarët policorë.

Ky sulm ndaj policëve ka ndodhur mesnatën e djeshme në Vitomiricë të Pejës.

“Është arrestuar i dyshuari shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari që është arrestuar tashmë është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus