Aktuale

Arrestohet personi që mashtroi qytetarët si person zyrtar

Policia ka arrestuar dje në Ferizaj një të dyshuar pasi që ishte prezantuar si person zyrtar dhe duke mashtruar qytetarët.
Arrestimi i tij është bërë pas hetimeve të zhvilluara disa ditëshe dhe identifkimit të të dyshuarit.Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/