Një person i cili besohet të jetë rreth 40 vjeçar, kërcënoi se do e hedh veten në erë. Krejt kjo ndodhi para qeverisë së Serbisë, njofton b92, transmeton Gazeta Express.
Policia ka arritur ta arrestojë atë. E gjithë kjo dramë zgjati gati 3 orë në orët e para të mëngjesit.
Trafiku qendër të Beogradit në Nemanjinoj u bllokua nga ora 04:00 deri në 07:00 të mëngjesit.
Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd ka arrestuar M. S. (1977), i cili sot në mëngjes para ndërtesës së qeverisë serbe në rrugën Nemanjina ka kërcënuar se do të bënte sulm vetëvrasës, njofton Gazeta Express.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbërritur anëtarët e njësisë së intervenimit, “SAJ” dhe ekipet e tjera.
Nemanjina i pola Kneza Milosa zatvoreno, gomila policije i interventnih oko zgrade vlade.. ❓ pic.twitter.com/bfRH4OyUjM
— Sara Velimirovic (@SaraVelimirovic) October 15, 2016