Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti në një web faqe ka postuar shitjen e votës.
Siç ka njoftuar policia, i arrestuari është nga Prishtina, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ky rast kishte ndodhur me datën 29.09.2019.
Në media para disa ditëve u raportua se disa persona në disa faqe online, kishin lëshuar njoftime për shtije të votave, e çmimi i një vote kushtonte nga 50 deri në 100 euro.
Përveç votave individuale, disa prej tyre kishin vendosur edhe numrat e kontaktit për partitë dhe kandidatët e interesuar, duke njoftuar se mund ta blejnë edhe votën e gjithë familjes me një çmim të volitshëm.