Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet ta ketë kërcënuar një punëtor të një banke në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë ditën e martë, shkruan Gazeta Metro.
Përmes raportit zyrtar, Policia bën të ditur që ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa personi i arrestuar është dërguar në mbajtje nën dyshimin për kanosje. /gazetametro.net