Aktuale

Arrestohet për vrasje në vitin 2001

Një person është arrestuar në Pejë, në lidhje me vrasje të ndodhur në vitin 2001.

Sipas Policisë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku gjatë bastisjes janë gjetë dhe konfiskuar një pistolete CZ 99 me një karikator dhe 15 fishekë, një pushkë karabine “Zastava”, një pushkë gjuetie dy tytëshe, një AK-47 me dy karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, nëntëdhjetë e dy fishekë te kal.9 mm, një AK-47 i dëmtuar, një AK-47 i dëmtuar me një fishekë në tytë, një automatik i dëmtuar dhe një pistolete e dëmtuar.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/