Aktuale

Arrestohet për organizim të skemave piramidale në Gjakovë

Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet e Doganës dhe ATK-së, gjatë bastisjes së një lokali pronë e të dyshuarit mashkull në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, kanë gjetur dhe konfiskuar katër aparate të lojërave të fatit, fletore pune, dhe 111 euro.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.