Një person është arrestuar në Llapushnik të Dragashit, pasi kishte refuzuar t’iu bindej urdhrave të zyrtarëve policor të cilët ishin në një pikë kontrolli të veturave dhe i kishin konfiskuar veturën të dyshuarit pasi nuk posedonte regjistrim.
Rasti ka ndodhur në fshatin Llapushnik të Dragashit, njofton të shtunën Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar.