Aktuale

Arrestohet për kanosje

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur një person tjetër.

Njësiti policor tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.