Policia ka arrestuar dje një të dyshuar në Prizren pasi që më 30 maj të këtij viti ka falsifikuar dokumentet për aplikim për kartelë identifikuese, me qëllim të përfitimit personal.
I dyshuari përmes këtij aktiviteti ka marrë kredi nga një institucion në vlerë prej 2000 euro duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe të rrejshme.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/