Aktuale

Arrestohet për dhunë në familje

Një person është arrestuar pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij.

Rasti ka ndodhur dje në Gjakovë, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.