Një person është arrestuar në Dobrosh të Gjakovës, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47.
Rasti ka ndodhur dje, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.