Një person është arrestuar pasi ka tentuar të grabitë një pompë derivatesh në Prishtinë. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë plastike.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në mesnatë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /FaktePlus